Deputetët e Monikës reagojnë me "buton", por nuk thonë gjë për mandatet (FOTO LAJM)

Deputetët e LSI-së kanë reaguar me një qendrim të dyzuar në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës për të djegur mandatet. Secili prej tyre nuk shprehet qartë nëse do ta djegë mandatin e tij duke u fokusuar në dhënien e mesazheve të tjera.

Kështu për shembull, Klajda Gjosha thotë se është më mirë djegia e qeverisë se sa djegia e mandatit, kurse Nora Malaj ka bërë një hartim në Facebook duke mos thënë asgjë për fatin e mandatit të saj.

Ajo që bie më shumë në sy nga reagimet e deputëteve të LSI-së ka të bëjë me faktin se të gjithë ata kanë reaguar "me buton" duke mos thënë asgjë në të vërtetë (shiko fotot lart).

Secili prej tyre ka bërë postimin në Facebook me një ose dy minuta larg njeri-tjetrit duke konfirmuar se kanë postuar me urdhër, sigurisht nga Monika. /albeu.com/
Shtuar më 18/02/2019, ora 16:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori