Deputetet e Kosoves: EULEX te vendoset sipas Kushtetutes
Pëlqej
Albeu.com
Edhe ligjvenensit kosovare kane mbeshtetur qendrimin e presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaci, qe misioni EULEX te shtrihet ne Kosove sipas kushtetutes dhe pakos se Ahtisarit.Ata jane shprehur kunder cdo marreveshjeje per shtrirjen e ketij misioni sipas kushteve te Beogradit.

Deputetet jane te mendimit se per fatin e Kosoves duhet te vendosin vetem institucionet e saj. Sipas tyre, cdo kompromis qe shkel Kushtetuten dhe bie ndesh me pakon e Ahtisarit do te kete pasoja te renda per vendin.

Deputetet kosovare nuk pranojne gjithashtu qe EULEX te kete qendrim neutral ndaj statusit dhe mendojne se eshte absurde qe per shtrirjen e ketij misioni ne veri te vendit te pyetet Beogradi.
Shtuar më 11/11/2008, ora 23:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori