Dëshironte ta godiste por i doli huq, momenti kur i riu bën rrotullimin dhe “puth” rrugën (VIDEO)

Një video po qarkullon në rrjetet sociale ku gjatë një përleshje në mesnantë duket se ka përfshirë disa persona.

Pamjet tregojnë momentin kur një i ri, i dehur i veshur me një kapuç të verdhë përpiqej të godiste me grusht dikë tjetër por kjo lëvizje qëlloi huq për të riun.

Objektivi i tij i veshur me këmishë u përkul për të marrë diçka nga toka dhe si rezultat djaloshi nuk mund ta godasë duke bërë kështu një rrotullim dhe drejt e për tu rrëzuar në rrugë.

Më pas ai është filmuar duke u ngritur.

Nuk është e qartë se ku është filmuar, por kur u shpërnda në rrjetin social Twitter, u postua me mbishkrimin “Duhet ta dua Worcester”.

Shumë njerëz theksuan se gjërat mund të kishin qenë më serioze nëse grushti do të kishte rënë./albeu.com


Shtuar 3.07.2022 13:47