Nëse po kërkoni vendin ideal për të jetuar, këtu janë 3 shtete në Europë ku punohet 4 ditë në javë

Ideale për të jetuar, 3 vendet në Europë ku punohet 4 ditë në javë

Belgjika, Spanja dhe Islanda janë 3 vendet ideale për të jetur. E dini arsyen? Sepse së pari punohet 4 orë në javë.

Belgjikë;Në shkurt, punonjësit belgë fituan të drejtën për të kryer një javë të plotë pune në katër ditë në vend të pesë të zakonshmes pa humbje rroge. Por kjo nuk do të thotë se ata do të punojnë më pak – ata thjesht do të kondensojnë orët e tyre të punës në më pak ditë.

Spanja– Spanja nisi një projekt pilot në dhjetor. Ky projekt është një test për të parë nëse produktiviteti mund të rritet. Kompanitë që regjistrohen mund të marrin ndihmë nga një fond qeveritar prej 10 milionë euro, por ato duhet të hartojnë mënyra për të rritur produktivitetin që kompenson tejkalimin e kostos së pagave, tha Ministria e Industrisë e Spanjës.

Islanda-Midis 2015 dhe 2019, Islanda kreu projektin pilot më të madh në botë të një jave pune 35 deri në 36 orë duke mos pasur ulje pagash. Rreth 2,500 njerëz morën pjesë në fazën e testimit.