Deputetët e Shqipërisë, tashmë do të
dalin më shpejt në
pension duke humbur kështu të gjitha privilegjet që u jep pushteti i të qenurit deputet.
Qeveria po përgatit një projektligj përmes të cilit synohet që deputetët të
dalin në
pension në moshën 55-vjeçare, duke mos e pasur më mundësinë të qëndrojnë aty deri sa të “mërziten” me postin.
Aktualisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë një kufi që përcakton moshën se kur duhet të
dalin në
pension, çka ka bërë që në sallën e Kuvendit të shohim edhe deputetë 60-vjeçare ose më shumë përgjatë 21 viteve të pluralizmit politik në vend.
Mosha 55- vjeçare është gjykuar nga
qeveria si më e përshtatshmja për pensionin e të zgjedhurve nga populli, por duket se ajo ka një shkak të ri, atë të shkurtimeve të shpenzimeve që deputetët i kushtojnë buxhetit të shtetit me shpenzimet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2011,
ora 09:37