Deputeteja Olta Xhacka dergohet ne spital
Albeu.com
Deputetja Olta Xhaçka është grevistja e 56-të e cila është detyruar të lërë grevën e urisë për shkak se gjendja e saj shëndetësore është rënduar së tepërmi. Ajo ka pasur luhatje tensioni dhe dhimbje të forta në stomak.
Rreth orës 13:00 një tjetër mbështetës i opozitës është detyruar të braktisë çadrat ku po zhvillohet greva e urisë, për shkak të rëndimit të gjëndjes shëndetësore.Oltian Ruçi la grevën e urisë dhe u dërgua për mjekin në spital.

Në orën 09:43 të mëngjesit të sotëm la grevën edhe grevisti Preng Tuci, 62 vjeç .

Greva e urisë e deputetëve e mbështetësve të opozitës hyri sot në ditën e 18-të. Gjendja e grevistëve, të vendosur në bulevard, para godinës së kryeministrisë vazhdon të rëndohet më tej ndërsa ende nuk është arritur zgjidhja ngërçit politik.
Shtuar më 18/05/2010, ora 14:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori