Man Utd shkatërron LASK (VIDEO)

Manchester United ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

“Djajtë e Kuq” kanë fituar në udhëtim te Lask, me rezultat 0-5, në një ndeshje e cila u zhvillua pa tifozë.

Sulmuesi i ardhur në afatin e janarit, Odion Ighalo, i dha epërsinë e parë Manchester United kur shënoi në minutën e 28’.

Në minutën e 58’, ‘Djatë e Kuq’ dyfishuan epërsinë nëpërmjet Daniel James.

Juan Mata shënoi në minutën e 82’ për 0:3.

Në minutat shtesë, “Djajtë e Kuq’ shënuan edhe dy gola, nëpërmjet Mason Greenwood dhe Andreas Pereira, për 0:5.


Shtuar 12.03.2020 20:03