Deputetët e PD-së kërkojnë ndryshime në qeveri
Albeu.com
Vetëm pak ditë nga ndryshimi i kabinetit qeveritar, sërish deputetë nga mazhoranca kanë kërkuar ndryshime në qeveri, në ato poste ministrore ku udhëheqin demokratët. Deputetë të tillë si Aleksandër Biberaj, Edi Paloka, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, dhe Bujar Leskaj, kanë kërkuar riformatim të kabinetit Berisha 4. Kërkesat e tyre janë depozituar pranë zyrës së Berishës. Disa ditë më parë, deputeti Preç Zogaj ka biseduar me kryeministrin Berisha, pikërisht për ndryshimet në qeveri.

Por tanimë, kur deputetët kanë nisur pushimet, gjasat janë që në shtator të rinisin të tilla diskutime, megjithëse Kuvendin dhe qeverinë e presin një sërë çështjesh të rëndësishme si reforma zgjedhore, ajo në drejtësi, çështja e hapjes së dosjeve, etj.

Deputetët kërkues për të tilla ndryshime, thuhet se kanë vënë në shënjestër ministra të tillë si Ritvan Bode, ministër i Financave, Sokol Olldashi, ministri i Transportit dhe Telekomunikacionit si dhe ministri i Turizmit, Rinisë dhe Sporteve Ylli Pango.
Shtuar më 03/08/2008, ora 15:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori