Deputet e kryetar partie, ky politikan shqiptar e ka nisur karrierën si mekanik
Mos e besoni po deshët por dikur politikani i famshëm shqiptar Nard
Ndoka rregullonte makina, si një mekanik.
Këtë të shtunë, autorja e programit “Pop Culture në Top Channel ka shkuar në Vaun e Dejës, vendlindja e politikanit Nard
Ndoka, i cili ka qenë i ftuar në “Një ditë me Dojnën.
Veç kësaj Nardi u pyet se cila është puna e parë që ka bërë para se të bëhej politikan.
“Kam punuar elektroauto, ky është profesioni im i parë dhe është një profesion shumë i mirë.
Kam punuar deri në moshën 24 vjeçare dhe
isha i vetmi që punoja elektroauto në gjithë rrethin e Shkodrës.
Kisha kategorinë e 5-të pra
isha mjeshtër/usta, ishte rast unikal se nuk lejohej të merrje këtë kategori nëse nuk i kishe 30 vjet punë”, ka treguar Nardi. /albeu.com/
Shtuar më 16/11/2019,
ora 20:19