Depozitohet në Kushtetuese ligji për KLD nga Nishani
Pëlqej
Presidenti Bujar Nishani do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar shfuqizimin e nenit 7 të ligjit për KLD-në, miratuar së fundmi nga mazhoranca. Sipas tij, ndryshimi i miratuar nga mazhoranca i kufizon atij zgjedhjen e zëvendëskryetarit të KLD nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, duke shkelur Kushtetutën.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bujar Nishani, i është drejtuar sot Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7 të ligjit nr. 101/2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar.

Me anë të kësaj kërkese, Presidenti Nishani kërkon gjithashtu pezullimin e dispozitave të këtij ligji, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, si dhe i kërkon kësaj trupe që t’i drejtohet Komisionit të Venecias, në mënyrë që të japë një opinion të specializuar në lidhje me ligjin në fjalë, referuar objektit të ankimit,” thuhet më tej në njoftim për mediat. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 11:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori