Departamenti amerikan i Shtetit përshëndet miratimin e ligjit për simbolet e komuniteteve në Maqedoni
Albeu.com
Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetur miratimin e ligjit për simbolet e komuniteteve në Maqedoni si një hap përfundimtar për rrumbullakësimin e detyrimeve ligjore nga Marrëveshja Kornizë.Në një komunikatë nënvizohet se të gjitha instancat duhet të vazhdojnë me zbatimin e plotë të detyrimeve si dhe të angazhimeve të tyre për sundimin e së drejtës dhe zgjidhjes së mosamarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe bisedimeve për çka Maqedonia edhe më tej do të ketë mbështetjen amerikane. QIK
Shtuar më 21/07/2005, ora 19:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori