Departamenti amerikan i Shtetit ka përshëndetur aksionin në Brodec
Albeu.com
“Duke se ka qenë një operacion i suksesshëm i organeve të zbatimit të ligjit, që është kryer nga një forcë policore shumëetnike. U ndërmorrë ndaj një grupi në mesin e të cilëve ishin disa kriminelë në kërkim”, ka theksuar zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tom Casey, njofton agjencia e lajmeve INA.Departamenti amerikan i Shtetit e ka cilësuar të suksesshëm ndërhyrjen e organeve të rendit në fshatin Brodec të Tetovës.

“Duke se ka qenë një operacion i suksesshëm i organeve të zbatimit të ligjit, që është kryer nga një forcë policore shumëetnike. U ndërmorrë ndaj një grupi në mesin e të cilëve ishin disa kriminelë në kërkim”, ka theksuar zëdhënësi i Departamentit të shtetit, Tom Casey, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai tha se SHBA inkurajojnë autoritetet që të rikthejnë gjendjen normale në fshatra.Qeveria tha se për operacionin kishte njoftuar edhe autoritetet më relevante ndërkombëtare BE, SHBA dhe NATO.

Në operacionin e 7 nëntorit u vranë 6 veta, ndërsa 13 të tjerë u arrestuan. Policia tha se grupi kishte qëllime kriminale, ndërsa banorët lokal akuzuan policinë për dhunë, për vrasjen e dy civilëve dhe arrestimin e njerëzve të pafajshëm. (INA)
Shtuar më 14/11/2007, ora 20:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori