Dentistët dyshifuan çmimet, reagon Autoriteti i Konkurrencës

Vendimi dhe lista me cmimet minimale te sherbimeve qe mbajne firmen e Nikoll Dedes, kreut te USSH
Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp të shkurtër dhe neutral në lidhje me vendimin e Urdhrit të Stomatologëve të Shqipërisë për fiksimin e çmimeve të shërbimit ndaj pacientëve.

Konkurrenca thotë se ka filluar shqyrtimi i këtij vendimi të USSH për të parë nëse kemi të bëjmë me shkelje të ligjit të konkurrencës.

NJOFTIMI

Autoriteti i Konkurrencës ka marrë dijeni në lidhje me njoftimin e bërë publik nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për përcaktimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet në klinikat dentare miratuar nga Asambleja Kombëtare dhe Këshilli Kombëtar.

Sipas listës së publikuar, Urdhri i Stomatologut ka vendosur çmime dysheme për një kategori të caktuar shërbimesh dentare për: Terapinë, Ortopedinë, Kirurgjinë dhe Ortodoncinë.

Autoriteti i Konkurrencës, i cili ka si mision mbrojtjen e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, në bazë të nenit 69 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar vlerëson shkallën e kufizimit ose të pengimit të konkurrencës të çdo projekt-akti normativ që, në mënyrë të veçantë, ka të bëjë me: a) kufizimet sasiore për hyrjen në treg dhe tregtimin; b) vendosjen e të drejtave ekskluzive ose të të drejtave të veçanta, në zona të caktuara, për ndërmarrje ose për produkte të caktuara; c) imponimin e praktikave të njëjta në çmime dhe kushtet e shitjes.

Për sa më sipër Autoriteti i Konkurrencës do të vlerësojë këtë akt normativ dhe do të shprehet me vendimmarrje nga ana e Komisionit të Konkurrencës nëse ky akt bie në kundërshtim ligjin nr. 9121/2003.
Shtuar më 25/01/2019, ora 10:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori