Qeveria miraton 8 pikat për studentët
Denoncuesja: Kryepolici i Velipojës donte të më puthte në buzë
Pëlqej
Zbardhen detaje të tjera nga Prokuroria e Shkodrës lidhur me skandalin seksual në Stacionin e Policisë së Velipojës. Sipas prokurorisë shefi i këtij stacioni, Ernest Paluku, jo vetëm ka kërkuar favore seksuale nga R.M. por ka tentuar ta puthë 32-vjeçaren në zyrë.

Sipas dëshmisë së gruas, ai ka tentuar ta puthë në buzë, por duke qenë se ajo e ka shmangur, Paluku e ka puthur në krah.

"Më datë 25.08.2014, pranë sektorit të SHKB-së në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër është paraqitur R.M., e cila ka kallëzuar se ka shkuar në Komisariatin e Policisë Shkodër për të depozituar kallëzim për bashkëshortin e saj, për shkak se ky i fundit e kishte ngacmuar dhe kërcënuar duke i dëmtuar makinën në plazhin e Velipojës. Nga oficeri i policisë së Komisariatit të Policisë i është thënë se duhej të paraqitej në Stacionin e Policisë Velipojë, meqenëse ngjarja ka ndodhur në Velipojë, duke i dhënë edhe një shënim me emrin dhe numrin e telefonit celular të shefit të stacionit, Ernest Paluku.
Pasi ka marrë këtë orientim, R.M. është paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë për të dhënë kallëzimin penal dhe ka takuar në zyrën e tij shefin e Stacionit të Policisë Velipojë, shtetasin Ernest Paluku, i cili fillimisht e ka pyetur për gjeneralitetet e saj dhe për problemin që kishte me bashkëshortin, duke mbajtur shënime në një copë letër." thuhet ne dosjen e Prokurorisë.

Gjykata e Shkodrës caktoi ndaj Palukut, masën e sigurisë "arrest me burg" me akuzat e "shpërdorimit të detyrës" dhe "ngacmim seksual".

Shtuar më 28/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori