Denoncon në polici 23 vjeçarin, kërcënoi me jetë farmacisten
Një 23 vjeçar i cili ngacmonte në mënyrë të vazhdueshme një farmaciste është vënë në pranga, ndërsa raportohet se ai e kishte kërcënuar me armë. Policia e Elbasanit bën me dije se gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur armë dhe drogë, të cilat tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

27 vjeçarja nga Elbasani me inicialet S.Q., ndiqej në mënyrë të vazhdueshme nga i riu. 23 vjeçari Enea Panxho, me banim në lagjen Brigada e 17-të Elbasan, e ka kanosur me armë duke qëlluar edhe në ajër me pistoletë, në mënyrë që ajo të tërhiqte kallëzimin ndaj tij dhe të mos e denonconte më.

Ndodhur në këto kushte, kjo ka bërë që nga ana e policisë të arrestohet 23 vjeçari. Gjatë kontrollit në banesë i'u gjetën dhe sekuestruan një pistoletë beretë, një trup arme zjarri me tytë të gjatë, një armë të ftohtë e llojit thikë; një krehër pistolete me fishekë; një pistoletë metalike e markës Ecol major, si dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprat penale “Kanosja për të mos kallëzuar, mbajtja pa leje e armëve të ftohta, mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, prodhim dhe shitje e lëndeve narkotike, ndërhyrja e padrejtë në jetën private”. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014, ora 10:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori