Denoncon gjimnazistja: Drejtoresha na merr lekë për diplomën e maturës

Një maturante nga qyteti i Librazhdit ka denoncuar faktin qe drejtoresha e gjimnazit ku ajo ka kryer studimet, merr para për çdo maturant qe merr certifikaten e notave dhe diplomen e matures.

Sipas vajzes, e cila deshiron te mbetet anonim, thote se eshte zonja Klarita Lumani e cila kete vit, edhe vitin e kaluar u ka kerkuar te gjithe maturanteve te paguanin 500 leke te reja, 5 mije te vjetra per te mare keto dy dokumenta, certifikate notash dhe diplome mature, njofton Panorama.

DENONCIMI I VAJZES:

Pershendetje! Doja te beja nje ankese per nje problem vertet shqetesues qe ka ndodhur ne shkollen time. Une sapo perfundova vitin e 3te Gjimnazit.

Diten e shtune ne date 22/07 ne maturantet u paraqitem ne shkolle per te mare Certifikaten e notave te Gjimnazit. Po ashtu dhe diplomen. Arsyeja qe une po ju shkruaj eshte se ndodhi dicka e cuditshme dhe e papranueshme. Drejtoresha e shkolles tone, pra e gjimnazit Ibrahim Muça zonja Klarita Lumani na kerkoi te gjithe ne maturanteve te paguanim 500 leke te reja, pra 5 mije te vjetra per te mare keto dy dokumenta, Certifikate notash +Diplome Mature.

Ne asnje gjimnaz tjeter nuk paguhen para per kete gje sepse keto dokumenta vijne nga Ministria e Arsimit dhe me pas ne Zyrat Arsimore te cilat i shperndajne ne shkolla.

E njejta drejtoreshe ka bere te njejten veprim pra marje parash edhe para dy vitesh edhe kete vit.

Para per te cilat ne nuk marim asnje mandat dhe jepen drejtperdrejt kesh ne doren e drejtoreshes, e cila nuk na jep asnje shpjegim se pse po i paguajme.

Kjo eshte nje neperkembje dhe shkelje e te drejtave tona si nxenes te arsimit publik i cili presupozohet se eshte falas.

Do iu lutesha ta publikoni si rast te pakten vitet pasardhese te mos bejne pagesa te pajustifikuara si ne. Ju faleminderit. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori