Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Denoncon Blushi: Ja si u vodhën votat e LIBRA-s në Gjirokastër!
Ish-deputeti Ben Blushi ka akuzuar përmes një statusi në llogarinë e tij në “Facebook” vjedhjen e votave në zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas tij, kandidatit të Libras në Memaliaj iu vodhën 6 votat, pasi në kutinë ku ai dhe familja e tij votuan rezultoi se nuk kishte asnjë votë për LIBRA-n.

Postimi i plotë i Blushit:

HISTORIA E KANDIDATIT LIBRA NË MEMALIAJ. SI JU VODHËN VOTAT E FAMILJES

Për të gjithë ata që pretendojnë se këto zgjedhje kanë qenë të drejta dhe për të gjithë ata që ngushëllohen me besimin se ka ende shqiptarë të lirë po tregoj një histori.

Memaliaj, qarku Gjirokastër, LIBRA kandidoi një djalë që quhet Mystehak Muho. Ai votoi bashkë me familjarët e vet gjithsej 6 veta te Pallati i Kulturës qendra 43 69/1. E dini sa vota gjeti pas numërimit?

Asnjë. Këto janë zgjedhjet e 25 qeshorit 2017 në të cilat LIBRA mori sipas KQZ 19666 vota. Natyrisht pa 6 votat e Mystehak Muhos. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 19:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori