Denoncon 25 vjeçarin nga Lezha pasi e kanoste në Facebook
Dje ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë për një 25 vjeçar në Lezhë, pasi kanoste në Facebook një vajzë. Ka qënë kjo e fundit e cila menjëherë i është drejtuar rajonit të policisë, pasi situata rëndohej çdo ditë e më shumë.

Tashmë ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Ermir L., banues në Lezhë. Lidhur me këtë ngjarje, materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Kanosja”. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 11:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori