Denoncoi rrjetin mafioz Sula: Ashiku mashtrues
Ish- deputeti i Peqinit Dash Sula, është përgjigjur në një intervistë për gazetën Dita në lidhje me dëshminë e Ndriçim Ashikut, ish- shoferit të drejtorit të Uzinës së Mjekësit tregonte rrjetin e trafikut të municioneve. Sula thotë se ka njëfarë lidhje me Ashikun.

“Është e vërtetë që kam lidhje krushqie me këtë person. Ai është kushëri i parë me bashkëshortin e motrës sime. Por sot pasi kam marrë kontaktet, kam mësuar se kunati im, pra bashkëshorti i motrës sime dhe kushëriri i parë i shpifësit, më ka bërë të ditur se ka një problem personal me shpifësin Ndriçim Ashiku. Dhëndri im ka bërë një kallëzim penal ndaj tij për përvetësimin e paligjshëm të dy automjeteve dhe të një sasie parash prej 5 mijë euro,” thotë Sula.

Ai shprehet se nuk ka pasur kurrë kontakt me Ashikun, por shton akuzat ndaj tij.

“Ka informacione se ai ka detyruar të prostituojë në Itali një shtetase nga komuniteti rom në zonën e Repishtës në Elbasan. Irini quhet ajo vajza që zotëria e ka shfrytëzuar në Itali, më konkretisht në zonën e Torinos. Madje ka informacione se me këtë shtetase, pra me shtetasen rome, zotëria ka edhe një fëmijë 8 vjeç”. /albeu.com/
Shtuar më 09/10/2013, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori