DENONCIMI/ Vajza zbulon skandalin në spitalet covid: Më blenë vdekjen e nënës me 8 milionë lekë!
Një rast skandaloz raportohet se ka ndodhur në një prej spitaleve Covid në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një rast korrupsioni ku punonjës të këtij spitalit bëjnë pazar me jetën e pacientëve.

Vajza e një zonje, e cila humbi betejën me COVID-19, denoncon me zë dhe figurë, se punonjësspitalit, i kanë marrë disa milionë lekë të vjetra për shërbimet ndaj nënës së saj.

Komunikimet mes vajzës së të ndjerës dhe punonjëses së spitalit është paralajmëruar se do të bëhet sonte publik në emisionin investigativ “Stop”.

“Për më tepër nëna, që sot nuk jeton më, lihej pa bukë e ujë, që të mos ndërrohej e pastrohej, pasi vetë nuk lëvizte dot nga krevati,” – ka pretenduar vajza e saj.
Shtuar më 12/01/2021, ora 16:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori