Denoncimi: Plas mes bandave të PS-së në Durrës, qëllohet kreu i Këshillit bashkiak
Kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferri pretendon se është qëlluar me armë zjarri ndaj drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave dhe kreut të Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar, Andi Dyrmishi.

Kryetari i Partisë Demokratike të qytetit bregdetar Xhaferri denoncoi sot përplasjen me arme të ndodhur në lagjen nr 4, të Durrësit.

Sipas tij, nga përplasja me armë e bandave të Rilindjes është goditur me armë Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhave dhe Kryetari i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi.

Xhaferri akuzoi edhe drejtorin e policisë së qarkut Durrës, duke theksuar se “Drejtori i policisë i qarkut Durrës, rilindësi Lorenc Shehu, i ardhur jo për të vendosur rendin në qytet, por për të negociuar sherret e bandave te PS, e ka fshehur ngjarjen”.

Si pasojë e përplasjes së bandave të rilindjes me pushtet dhe pa pushtet, Xhaferri tha se është goditur me armë drejtori i përgjithshëm i hekurudhave dhe kryetari i këshillit bashkiak, Andi Dyrmishi.

"Drejtori i policisë qarkut Durrës, Lorenc Shehu ka ardhur në qytet jo për të vendosur rendin, por për të negociuar sherret e bandave të PS.

Për këtë arsye e ka fshehur ngjarjen. Tre dite më parë, qytetarët e Durrësit panë mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Një këshill që politikisht është një ngjyrësh, por që është ndarë keqas midis klaneve të rilindjes, në luftën për abuzime dhe gllabërime", u shpreh Xhaferri.

Me anë të një njoftimi për shtyp, policia e Durrësit duke mos dhënë shumë detaje pati njoftuar se mjeti në pronësi të shtetasit I.D, që rezulton të jetë shoferi i Dyrmishit është qëlluar me arme zjarri ndërkohe që ndodhej e parkuar në lagjen numër 4 të këtij qyteti.
Shtuar më 16/10/2019, ora 16:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori