Denoncimi: Parcela plot kanabis, arrestohen 2 familjarët e kryebashkiakut të Mallakastrës?
Sot është kryer një aksion i policisë së Mallakastrës në fshatin Corrush për kultivim të bimëve narkotike dhe janë arrestuar dy persona, të cilët janë xhaxha e nip.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një reagim në Facebook duke thënë se dy të ndaluarit janë vëllai i kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj dhe nipi i tij. Gjatë kontrolleve të kryera janë kapur dy parcela ku ishin mbjellë 35 dhe 48 fidanë kanabis sativa që i përkasin atyre.

Në mesazhin e dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan:

"Arrestohet për drogë vëllai i narkokryetarit monist të Mallakastrës! Ndërhyrje të fuqishme nga narkoshteti për lirimin e tij. Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirembrema Doktor! Para rreth një ore janë arrestuar në kushtet e flagrancës vëllai kryetarit Bandit i denuar në Greqi të Bashkisë Mallakaster Qerim Ismaili dhe djali xhaxhait tij për kultivim të bimëve narkotike. Janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Corrush Mallakstër.

Ju lutem publikoheni se po bëhet luftë në komisariat për lirimin e tyre! Për të ruajtur anonimatin e burimit informacionit ju lutem na ruani anonimatin! Qofsh mirë."
Shtuar më 05/06/2020, ora 22:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori