Policia e Kosovës patrullon në liqenin e “Ujmanit”, Vuçiç: Duan të na marrin Veriun! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla njoftoji ka njoftuar ditën e djeshme se Kosova ka nisur patrullimet në Liqenin e Ujmanit, në kufirin ujor me Serbinë për herë të parë që nga paslufta.

Në pamje shihen oficerë kosovarë që patrullojnë me mjete lundruese liqenin.

“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla mbi videon e publikuar.

“Policia e Kosovës filloi sot me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit”, shton ministri i Brendshëm kosovar.

Lidhur me pamjet ka reaguar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i cili i ka fryrë sërish zjarrit të konfliktit me deklaratën e tij, teksa tha se autoritetet në Serbi kanë informacione se “shqiptarët heshturazi dhe fshehurazi po bëjnë përpjekje të marrin Veriun e Kosovës”.