Denoncimi: Na detyrojnë të bëjmë "like" dhe "share" postimeve të qeverisë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim sipas një punonjësi të Bashkisë së Tiranës ku shprehet se stafi i Bashkisë imponohet që të bëjë "like" dhe "share" satuseve të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste në rrjetet sociale.

Sipas qytetarit janë ngritur edhe disa servera nga kompania e Ilir Beqes dhe janë montuar brenda godinës së Bashkisë Tiranë.

Statusi i plotë:

Lexoni per detyren qe u ngarkon Lal Plehu punonjesve te Bashkise!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje i nderuar Z. Sali Berisha , Jam nje i ri qe punoj ne Bashkine Tirane . Po na imponojne qe te bejm like dhe share fasades te gjith partise socialiste , kan ngritur dhe portal dhe aty na monitorojne bejm like share apo jo , jan ngritur gjith kordinatoret digjital ne te gjith shqiperine jan te gjith nenpunes shteti.. Serverat jane ngritur nga kompania e Ilir Beqes dhe jane brenda ne bashkine tirane . Rrespekt /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori