Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, mes tyre dy gra, pjesë e një bande të trafikut të drogës

Policia italiane ka vënë në pranga 3 shqiptarë që ishin korrierë të lëndëve naroktike. Policia të parën pikasi gruan shqiptare, e cila u pikas e para. 37-vjeçarja po vëzhgohej nga policia pas raportimeve për një “ardhje e ikje të dyshimtë” nga shtëpia e saj në përputhje me një aktivitet të trafikut të drogës.

Kështu, kur ajo doli nga shtëpia një mbrëmje dhe u largua me makinën e saj, agjentët e ndoqën atë. Pas disa qindra metrash, gruaja u ngjit pranë një makine tjetër, në të cilën ndodheshin një burrë dhe një grua; i pari ka zbritur, ka ngarkuar çantën që i dha 37-vjeçarja dhe kjo e fundit është larguar. Menjëherë kanë ndërhyrë policët dhe kanë ndaluar gruan. Në çantën e saj gjetën katër doza  kokaine gjithsej 4.5 kilogramë. Më pas nga kontrolli në banesë, iu gjetën tre kilogramë të tjera kokainë dhe rreth 1500 euro cash.

Ndërkohë, agjentë të tjerë i kanë ndjekur korrierët, duke i ndaluar në dalje të autostradës Valsamoggia. Të dy rezultuan të ishin vetë shqiptarë, 27 vjeç ai dhe ajo 22, burrë e grua me banim jashtë rajonit. Menjëherë policët kuptuan se në makinë ishte krijuar një ndarje e dyshimtë poshtë timonit: brenda tyre gjetën një dozë me një kilogram kokainë dhe një qese plastike me tre tufa parash, në total 30 mijë euro cash. Më në fund, në shtëpinë e çiftit u gjetën edhe tre doza të tjerë kokaine (tre kilogramë), 1500 euro cash dhe mjete për paketimin e drogës.

Tre shqiptarët u arrestuan të gjithë dhe u dërguan në Dozza: ata shpjeguan se ishin thjesht “ndërmjetës” për dërgimin e drogës. Hipoteza e hetuesve është se ato janë futur në të vërtetë në një kontekst më të gjerë të tregtisë së drogës. Gjyqtarja e hetimeve paraprake Maria Cristina ka vendosur masën e paraburgimit në burg./albeu.com


Shtuar 28.10.2022 09:13