Aksident në Lezhë, dy makina përplasen me murin, tre të plagosur (FOTO)

Dy makina janë përplasur me murin e nëj banese në Tale të Lezhës. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur 3 persona të plagosur, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Ende nuk dihet shkaqet e aksidentit, por sipas banoreve ky aks rrugor është problematik. Marrë shkas nga ngjarjet e fundit në zonë, banorët kanë bërë kërkesë pranë komunës përkatëse, por deri tani nuk është marrë asnjë masë.

Siç shihet edhe nga foto dy makinat që janë përplasur me murin kanë pësuar dëme të shumta materiale.

Rrethanat e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura, sakaq po punohet për zbardhjen e rastit.

 


Shtuar 18.07.2023 20:40