Denoncimi: Ja si tentoi policia e Dibrës të fshehë autorin e vrasjes
Pëlqej
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook mesazhin e një qytetari që thotë se është polic.

Ai ka treguar se si nga Policia e Dibrës u tentua sipas tij, te fshihej si ngjarje dhe autori i vrasjes së të riut në Peshkopi i cili u gjet i vrarë një ditë më parë me një plumb në kraharor.

Sipas oficerit të policisë, i cili ka dashur të mbetet anonim, vrasësi ka pasur lidhje fisnore me drejtuesit e policisë në rrethin e Dibrës.

Ja çfarë shkruan në Facebook ish-kryeministri:.

Çunat e krimit në Dibër deshën të fshehin vrasësin!
Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

"Prsh Dr. Berisha. U tentua të fshihej vrasja në Peshkopi për të vetmen arsye se autori ishte kunati i shefit të ShÇBA_së drejtorisë së policisë Dibër, njëkohësisht dhe djali i dajës së shefit të qarkullimit rrugor të Dibrës. Kjo është policia jonë. Anonim ju lutem pasi jam punonjës policie dhe të fshijn nga vendi i punës këta." /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2017, ora 17:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori