Sulmi ndaj Kurtit në Kuvendin e Kosovës, vjen reagimi i kryeministrit Rama: Imagjinojeni si ndjehen aleatët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me sulmin që iu bë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në seancën në Kuvend.

Rama e cilësoi turp sjelljen e opozitës së Kosobës, ndërsa tha se në Kuvend luftohet me ide dhe argumente, jo me dhunë.

Ndër të tjera Rama shkruan: “Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët”.

Postimi i Ramës:

Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!

 

Por, çfarë ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës?

Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përleshur fizikisht në seancën e sotme.

Dhuna ka nisur gjatë kohës kur ishte duke folur kryeministri Albin Kurti.

Ka qenë deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ai që e ka provokuar. Ai është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti.

Në këtë moment, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur atë me shishe të ujit në fytyrë.

Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të opozitës të cilët janë përfshirë në dhunë.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka njoftuar policinë, ndërsa seanca është ndërprerë./albeu.com

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

 


Shtuar 13.07.2023 12:32