Denoncimi i frikshëm i studentit të ekonomikut: Ky person grushtoi për të sabotuar mbledhjen
Studentët ndodhen në ditën e 16 të protestës së tyre. Katër prej tyre ishin të ftuar në emisionin “Byro Politike”, ku u shprehën se kanë pasur kërcënime dhe presione nga persona të ndryshëm.

Një student i Fakultetit Ekonomik, tregoi rastin e tij. Ai u shpreh në studio se ka pasur presione gjatë mbledhjes që studentët kanë bërë me dekanin Dhori Kule.

“Është shumë e vërtetë që ka presion dhe kërcënime. Ditën e martë, unë dhe shumë studentë të tjerë, unë dhe disa studentë do të dilnim në një emision. Unë dola pak më herët pas një mbledhje me dekanin Dhori Kule dhe nga 14 studentë të ndryshëm që duhet të shkonin në emision kisha shkuar vetëm unë. Kjo nuk është normale. Ditën që është bërë mbledhje me Kule, persona që ndoshta nuk janë pjesë e fakultetit kanë tentuar të futen në mbledhje për të bërë pyetje pro dekanit”, u shpreh studenti.

Ai tregoi me emër dhe personin, që sipas tij, sëbashku me dekanin Kule kanë dashur të sabotojnë mbledhjen me studentët. Gjithashtu sipas të riut në studio, ai ka dhunuar edhe një student tjetër.

“Djali në fjalë quhet Kristian Kina ndoshta e keni dëgjuar se është kryetar i studentëve Tiranë. Ka qëlluar me grusht një student. Kam mesazhe se si dekani me Kinën kanë dashur të sabotojnë mbledhjen. Të shtunën unë kam pasur tre veta që më ruanin. Kjo nuk është normale. Kjo thirrje shkon për zotërinë që drejton këtë vend. Kryetari i qeverisë përveç atyre pikave u ka dalë dhe një pikë e nëntë. Të ndalojë sulmet presionet ndaj studentëve. Ky është vetëm një nga rastet. Presione ka përditë”, u shpreh më tej studenti.


Shtuar më 19/12/2018, ora 22:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori