Bëhet “i gjallë” Andi Shehi i Përputhen, bën publike lidhjen e re të dashurisë

Andi Shehi padyshim mund të konsiderohet si një nga djemtë më të përfolur të Përputhen. Ish-konkurrenti fitoi një audiencë të madhe gjatë kohës që ishte në program dhe pas përfundmimit të tij ai ishte kryefjalë e mediave.

Mirëpo që nga ndarja e tij me Melisa Lleshin ai u distancua nga jeta publike madje ka reduktuar edhe postimet në rrjetet sociale.

Në një nga të rrallat paraqitje në Instagram, ai ka vendosur ta përçojë një mesazh – se është i lumtur në lidhjen e tij.

Shkrepjen e fundit, Shehu e ka bërë vetë i dyti në një nga lokalet e Tiranës.

Deri në këtë moment, partnerja e Andit mbetet misterioze, meqenëse ai ka vendosur ta mbajë të tillë duke ia mbuluar fytyrën.