Denoncimi: Gjendja skandaloze në fakultetin e Mjekësisë, nxënësit blejnë gjithçka vetë
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar npërmjet mesazhit të një studenti të Fakultetit të Mjekësisë Dentare që flet për kushte të rënda në këtë institucion.

Studenti thotë se ata vetë blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat, silikonë të ndryshme që përdoren për trajtimin e pacientëve.


STATUSI I BERISHËS
Noriega dhe madame Vila për klientelën shpartallojnë universitetet publike!
Stdudenti dixhital denoncon:
Një situatë katastrofale që kurrë nuk ka ekzistuar më parë në fakultetin e Mjekësisë Dentare.

Lexoni mesazhin e tij.
“Përshëndetje doktor. Jam student në Fakultetin e mjekësisë dentare (dikur fakulteti i stomatologjisë). Dua t’ju shpreh shqetësimin e studenteve të cilët janë të detyruar të blejnë vetë materialet dentare për praktikat mësimore dhe shërbimin ndaj pacientëve. Klinika Stomatologjike Universitare ndodhet në kushte krejtësisht të papërshtatshme për shërbimin ndaj pacienteve që marrin shërbim stomatologjik publik në këtë institucion.
Studentët blejnë doreza, maska, preparate të ndryshme si alginat, silikonë të ndryshme që përdoren për trajtimin e pacientëve që gjithsesi paguajnë një tarifë për shërbimin që marrin. Përgjigja e pedagogëve dhe mjekëve që punojnë këtu është: nuk ka materiale dhe duhet ti blini vetë.

Kjo është e papranueshme pasi pacientët paguajnë vetë për shërbimin që marrin, në paguajmë tarifë vjetore si studente, gjithashtu shteti e ka detyrim shërbimin stomatologjik bazë pasi në të gjithë paguajmë taksat. Ankesat janë të shumta nga pacientët për vonesa të gjata në bërjen e protezave dentare.

Këta pacientë janë të moshuar, pensioniste dhe njerëz në nevojë që nuk kanë mundësi ekonomike që këto shërbime t’i marrin në klinikat private. Kjo mesa duket nuk ju intereson mjekëve që punojnë këtu, shumica e të cilëve kanë poliklinika dentare private, ku studentët i shohin si rivale të ardhshëm në treg dhe pacientët që vijnë këtu si njerëz të kategorisë së tretë, vetëm sepse kanë zgjedhur një shërbim publik. Ju uroj gjithë të mirat. Anonim të lutem”

Shtuar më 20/11/2017, ora 22:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori