DENONCIMI/ Drejtori nxjerr nxënësit nga mësimi për të pritur deputetin e PS-së
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka publikuar denoncimin e bërë nga një qytetare sipas të cilës nxënësit janë nxjerrë nga mësimi nga drejtuesit e shkollës që të pritur deputetin e PS-së.

Statusi i plotë i Berishës

“Pershendetje doktor BERISHA ! Pjesemarrja e lire ne takime politike eshte e drejte e cdo njeriu .Por kjo ne shumicen e rasteve po ndodh dhunshem.

Sot nxenes te shkolles se mesme ‘Sabah Sinani ‘ te qytetit te Pukes jane detyruar te marrin pjese ne takimin e organizuar nga partia socialiste me deputetet Ditzi Bushati e Pjerin Tenderi ne kuader te vjedhjes me cdo kusht te votave ne favor te Rilindjes.

Pjesemarrja e detyruar eshte organizuar nga drejtueset mediokre te shkolles ,drejtoresha Angjelina Paloka e n/drejtoresha Jorgjie Dodani te cilat pasi kane nxjerre nxenesit nga mesimi jane kujdesur qe te gjithe te jene pjesemarres duke survejuar hipjen e tyre ne autobuset qe do t’i dergonin te lokali ‘SH&SH ‘ku do behej takimi.

Nderkohe qe nxenesit qe kane marre pjese (ose prinderit e tyre)ne protesten e 18 shkurtit jane kercenuar me vleresime te uleta ne mesime .Kjo eshte pasqyra e vertete e reformes se Lindites se Edi masshtruesit .Ky eshte shteti qe nuk duam. Te lutem anonim”./albeu.com/

Shtuar më 19/03/2017, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori