DENONCIMI/ "Banda e Elvis Rroshit shkatërron plazhin e Golemit!"
Ish-kryeministri i vendit , Sali Berisha, përcjell shqetësimin e qytetarëve ‘dixhital’. Së fundmi ai ka postuar një status ku denoncojmë ‘bandën’ e Elvis Rroshit, kryetar i shkarkuar i Bashkisë Kavajë, për shkatërrimin e plazhit të Golemit duke ndërtuar pa leje në tokë publike.

Në tre raste të ndryshme, por që kanë të bëjnë me të njëjtën cështje, atë të ndërtimeve në plazhin e Golemit, qytetarët pretendojnë se më herët nga Roshi është premtuar se në hapësirat publike do të ndërtoheshin parqe dhe kënde lojrash, por që siç pretendojnë ata në këto zona janë ndërtuar biznese private nga njerëz të afërt të ish-kreut të bashkisë njëherësh militantë dhe drejtues të PS-së në Kavajë.

Berisha i bën thirrje prokurorisë në vend që të nisë hetimet dhe të merren masat për të parandaluar ‘zaptimin’ e pronave publike nga ‘të fortët e Kavajës’.

Statusi në Facebook:

"I nderuar Z Berisha. Jam nji banor i Golemit bashkia Kavaje.
Dua te ngrej tej ju nji shqetesim te madh per mua gjithashtu dhe per banoret e Golemit. Ne qender te plazhit te Golemit ne te vetmen hapesir qe ka ngelur, kan filluar pergatitjet per ndertimin e nji objekti. Zoteria qe do e ndertoje eshte Saimir Kurti njeri nder te fortet e Elvis Rroshit .Ne kete hapesire te vetme publike qe i ka ngelur plazhit te Golemit dikur kan qen disa lokale por ne vitin 2003 ne kohen e Fatos Nanos, me pretendimin qe sipas planit urbanistik ne ate hapesir sdo te kishte ndertesa, por do te behej lulishte, kend lojrash per femije dhe parking ato lokale u prishen. Dhe pronaret e tyre dhe pse kishin hedhur miliona e kishin punesuar njerez dolen ne rruge te madhe.

Qe prej asaj kohe deri sot ne ate zone nuk esht bere asnji investim. I vetmi investim jan kioskat qe (ja u japin militanteve te tyre lejen)vershojn aty sa vjen pranvera si kerpudhat pas shiut, meqe po afron sezoni turistik. Keto kioska pervec se prishin dhe ate pak bukuri qe i ka ngel asaj hapesire, nuk paguajn as taksa e as drita. Perkundrazi konkurojne lokalet e ndershme qe paguajn taksa e jan ne rregull me Shtetin. Un jam shum i shqetesuar per kete ndertim. Zoteria ne fjal pretendon se ka leje provizore nga Bashkia Kavaje. Por cqenka kjo leje provizore ne tok te shtetit ku kopetencat per leje ne bregedet i ka Keshilli i Rregullimit te Teritorit mesa di une. Kjo eshte nji leje abuzive qe ne qoftese eshte dhen, esht dhene nga Elvis Rroshi e banda e tije qe ka ne Bashkin Kavaj. Per ate ndertim pretendohet se do jet nji kat, por ta keni te sigurt Zoti Berisha qe vitin tjeter aty do hidhen themelet per 10 kate. Zoti Berisha te lutem beje publike shqetesimin tone se ne nuk dime ku te ankohemi Bashkin Kavaj dihet kush e komando. Beje publike qe ne Golemin tone ne ate hapesire ku ne gjat periudhes se veres shetisim e femijet tane luaj te mos na e zaptojne te fortet e Kavajes. Te behet dicka sa me pare se nivelimi i sheshit ndoshta dhe hapja e themeleve po pergatitet. Me respekt nji banor i Golemit. Te lutem me ruaj anominatin."

"Pershendetje i nderuari zoti Berisha. Jam nje qytetare nga Golemi.Ne sheshin tradicional te qendres te Golemit ne plazh ngjitur me rotondon ne parkingun tradicional se qendres se plazhit te Golemit filloi uzurpimi per ndertimin e nje objektit qe eshte ne kundershtim flagrant nga ligji dhe master plan i Golemit. Kete pune po e ben Saimir Kurti nga Kavaja. Nje ushtar i bandes se Elvis Roshit. Ju lutem te jete anonime rreptesisht sepse jam qytetare dhe kam frike se me kundervihen. Ju lutem mundesisht mbrenda mekanizmave tuaj te nderhyhet dhe te nderpritet kjo masaker qe po i behet qendres se plazhit te Golemit. Me respekt qytetarja anonime e Golemit."

"Mirmbrema doktor dua te denoncoj nje ndertim qe po bejn banda ervin rroshi. Gentian daja. Sajmir kurti. Tashme te mbaruar kam filluar te ndertojn ne sheshin e nje parkexhi ne plazhin e golemit ne kemi bisnese dhe policija esht me ata per te na mos lejuar ndalimin e ketij projekti mizor. Qe po ndoll ne plazh Golem Kavaj kam mar te gjith zonen e plathit qe eshte parking per te gjith ne qe ushtrojm hoteleri turizem. Dhe sjemi me nga tja majm sepse na kam bllokuar te gjith rruget qe dalin ne breg te detit. Faleminderit doktor.gentian daja ervin rroshi. Sajmir Kurti nje i denuar me par dhe nje tafikant. Mese doni foto ju a sjell ju lutemi mund ta publikoni me respekt nje militant i juajai familja Romeo Tahir okshtuni"./Albeu.com/

Shtuar më 17/03/2017, ora 19:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori