Dënoi protestuesit e Kukësit, gjyqtarja ruhet nga forca të shumta policie
Gjykata e Tiranës para vendimit për dënimin e protestuesve të arrestuar në Kukës, u përfshi nga kaosi dhe përleshje mes forcave të policisë, deputëteve të opozitës dhe të mbështetësve të protestës.

Ishte gjyqtarja Alma Ahmeti, personi i cili dha dhe vendimin përfundimtar për të ndaluarit ku disa prej tyre u dënuan me masën arrest me burg.

Por edhe pse situata është qetësuar gjyqtarja shihet teksa del nga Gjykata nën mbrojtjen e forcaveshumta policie, këto masa janë marrë pasi shumë persona kanë kundërshtuar vendimin e saj dhe në çdo moment mund të shkaktohet ndonjë incident. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 18:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori