Para në këmbim të notës kaluese, pranga tre sekserëve në Elbasan
Dënohet taksisti shqiptar që ngacmonte femrat në Kanada, disa ngjarje
Pëlqej
Një ish shofer taksie që sulmoi seksualisht pasagjerët femra gjatë dy vjetëve në detyrë, u dënua me burgim edhe për 22 muaj të tjerë.

L. (Leon) Jakupaj - i cili tashmë është duke vuajtur dënimin me katër vjet burg për futjen me dhunë në shtëpinë e një pasagjeri femër në maj të vitit 2016 - iu shqiptua një tjetër masë burgimi të mërkurën në një rast tjetër në Gjykatën Supreme të Newfoundland në Kanada, raporton “The Telegram”, transmeton zeri.

34-vjeçari u dënua në janar për dy akuza për sulme seksuale si pasojë e incidenteve që ndodhën edhe në pranverën e vitit 2016, kur ai ishte në detyrë si shofer në City Wide Taxi.

Jakupaj sulmoi gruan e parë pas marrjes së saj në qendër të qytetit për ta dërguar atë në shtëpinë e saj në Pardise. Gjatë rrugës ai u ndal afër disa pemëve dhe me forcë e puthi atë duke ia futur gjuhën në gojë. Gruaja, 24 vjeçe arriti ta shtynte atë dhe doli nga makina, pastaj Jakupaj u largua.

Ai sulmoi një femër tjetër, 19 vjeçe, duke e çuar atë me taksi në shtëpi në malin Pearl në një mbrëmje me miqtë e saj, ku edhe iu bashkua festës. Derisa ajo po dilte nga një banjë bodrumi, Jakupaj e mbështeti atë në mur, duke e puthur me forcë dhe i tërhoqi pantallonat e saj pjesërisht poshtë.

Jakupaj, i cili është shtetas kanadez, por u rrit në Kosovën e shkatërruar nga lufta, shërbeu si ushtar për tre vjet dhe erdhi në Kanada në vitin 2007. Ai nuk kishte asnjë dosje penale deri në pranverën e kaluar.


Shtuar më 26/04/2018, ora 12:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori