Endri Prifti na shokon me deklaratën: Flas me UFO-t

Këngëtari korçar Endri Prifti vazhdon të na shokojë me dekaratat e tij. Ndërsa ka nadrë me të gjithë botën mosmarrëveshjet me ish gruan, ai ka rrëfyer dhe më shumë për jetën e tij përtej muzikës.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ai u pyet nga moderatorja se cila ishte çmenduria më e madhe që ka bërë, Endri u shpreh se janë disa dhe mes tyre edhe kominikimi me UFO-t.

“Jam i vërtetë, nuk i trembem të tregoj te vërtetën. Abuzoj shumë, rri me ditë pa gjumë, bredh poshtë e lart në vendet më të këqija që mund të ekzistojnë, në ato që ty s’ta merr mendja. Ose flas edhe me UFO-t”, ka thënë ai./albeu.com


Shtuar 14.05.2022 11:10