Dënohet me 5 vjet burg , por Cozman nuk kthehet në qeli
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg, Ylber Abdullahu, reperi kosovar i njohur me emrin e artit Cozman, i cili është kapur me një sasie prej 18 gramësh kanabis sativa, që iu gjet me vete më 4 korrik 2015">2015 në kryeqytet. Reperi përfitoi uljen e një të tretës së këtij dënimi, për shkak se gjykimi ndaj tij u zhvillua me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Me gjithë uljen, që ia ka çuar masën e dënimit në 3 vjet e 4 muaj burg, Cozman nuk do të kthehet asnjë ditë në qeli.

Përfundimisht Gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burg për të, duke e lënë në liri me kusht për një periudhë 3- vjeçare. Referuar vendimit të Gjykatës, për një periudhë trevjeçare Cozman nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale dhe duhet të mbajë kontakte me Zyrën e Shërbimit të Provës në Tiranë.

Po ashtu, në zbatim të vendimit gjyqësor, ai nuk duhet të shoqërohet me persona të dënuar dhe duhet të heqë dorë nga përdorimi i lëndëve narkotike. Në të njëjtin vendim, trupi gjykues shfuqizoi vendimin caktimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Abdullahun, e cila iu dha atij kundrejt një garancie pasurore prej 5 mijë eurosh. “Garancia pasurore, në shumën 5 mijë euro t’i kthehet personit që e ka depozituar për llogari të vendimit datë 06.07.2015">2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi vendimi të marrë formë të prerë”, thuhej në dispozitivin e vendimit të gjykatës.

Ndryshe nga vendimi i gjykatës, në fazën e konkluzioneve përfundimtare, përfaqësuesi i Prokurorisë kërkoi dënimin e të pandehurit Abdullahu me 6 vjet heqje lirie. Reperi Cozman u ndalua më 4 korrik 2015">2015, pak pasi kishte siguruar lëndën narkotike te një grup personash që po mbaheshin në vëzhgim nga policia, si të dyshuar për shpërndarje droge në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori