Dënohet me 16 vjet burg Fatjon Çollaku për vrasje me dashje
Ka përfunduar çështja penale në ngarkim të shtetasit Fatjon Çollaku pas shtatë muajsh seancash gjyqësore, që nga shtatori i vitit të kaluar. Fatjon Çollaku nga qyteti i Elbasanit, me banim të përkohshëm në Ksamil, i akuzuar për veprën penale" Vrasje me dashje", ka marrë dënimin 16 vite burg nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Elidon Papazisi.

Në 13 shtator të 2010 ky shtetas pas një grindjeje ka goditur me një mjet të mprehtë në pjesën e qafës dhe të shpatullave, 32 vjeçarin Tonin Qendro, duke e plagosur atë rëndë, i cili më pas humbi jetën në spitalin e qytetit të Sarandës. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2011, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori