Dënohen me vdekje, krimineli i pamëshirshëm dhe dy shqiptarët terrorizojnë familjen
Një bandë kriminelësh e përbërë nga katër anëtarë, dy prej të cilëve ishin shqiptarë ka marrë dënimin për veprën penale të vjedhjes.

Ata kishin vjedhur me dhunë një familje. Kreu i bandës i njohur Michael Chambers, është dënuar me 16 vite burg.

Në ngjarje janë përfshirë dhe anëtarët e tjerë të bandës në një shtëpi në Northfleet, ku të gjithë ishin të armatosur me armë zjarri imitim, çekiç, shkopinj bejsbolli dhe një thikë, dhe vodhën mbi 22,000 dollarë dhe stoli të shtrenjta etj, shkruan Panorama.

Të përfshirë në ngjarjen e rëndë ishin Michael Chambers, Satnam Singh, 18 vjeç, Duad Rrapi, 18 vjeçar, nga Shqipëria si dhe Hekuran Uka, 17 vjeç, po nga Shqipëria.

Rrapi u dënua me 13 vjet burgim, Singh me10 vjet dhe Uka në 6 vjet e tetë muaj burgim.

Gjykata dëgjoi se Uka kishte qenë në kujdestari nga një ndarje traumatike nga familja e tij në moshën 14 vjeçare dhe kishte Statusin e azilantit.

Një prej hajdutëve kishte kërcënuar pronarin e shtëpisë ose Uka ose Rrapi dhe i kishte thënë se do t’i thernin fëmijët nëse nuk tregonte ku ishin paratë.

Me hajdutët u konfrontuan edhe bashkëshortja Dalbeer Kaur dhe dy djemtë e tyre.

Shumë të frikësuar nga pasojat, çifti u tregoi hajdutëve dhomën ku ishin paratë dhe bizhuteritë, disa prej të cilave me vlera të mëdha sentimentale për ta.

Më pak se tre muaj para kësaj vjedhje, 31-vjeçari Chambers i përshkruar nga gjykatësi si një kriminel i pamëshirshëm, ishte pjesë e një bande që kreu një vjedhje tmerruese në një dyqan po në qytetin e Kentit. /albeu.com/

Shtuar më 24/08/2017, ora 15:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori