Denis Shtraza mbetet në burg
Denis Shtraza i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut në Durrës, do vijojë të qëndrojë në burg pasi Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar ndryshimin e masës së sigurisë "arrest me burg" per të.

Avokati mbrojtës i të pandehurit ka kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë, pasi nuk ka lidhje me ngjarjen. Sipas tij, analizat kompjuterike të telefonit nuk tregojnë se ka qenë në vendngjarje.

Në lidhje me vrasjen e Çollakut është në kërkim edhe ish-oficeri i policise, Ervin Dalipi. /albeu.com/

Shtuar më 14/10/2016, ora 12:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori