Denis Kasajn nuk e vrau Memushaj, policia zbulon vrasësin
Lidhur më atentatin në Fier, detaje të tjera janë zbuluar nga atentati i 8 janarit në Fier, ku mbeti i vrarë Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati dhe Elton Margariti.

Sipas hetimeve të policisë, personi që ka qëlluar mbi Kasajn nuk është Iliran Memushaj, por shtetasi i identifikuar si E.B. i cili është shpallur në kërkim. Ky shtetas, së bashku me Ilir Memushajn dhe Ylli Nazërajn kanë kryer atentatin e Fierit, me qëllim që të vrisnin Klement Kastratin. E.B. është ndihmuar nga Nazëraj dhe Memushaj, të cilët edhe pse s’kanë qëlluar do të gjykohen për vrasje në bashkëpunim, transmeton Panorama.

Lidhur me atentatin e Fierit pjesë e hetimeve është bërë edhe një agjent i SHISH­it, i cili i dha informacion Memushajt se ku ndodhej Klement Kastrati. Mirëpo, agjenti i SHISH­it do të gjykohet vetëm për shpërdorim detyre dhe jo për vrasje në bashkëpunim. I pari nga bashkëpunëtorët e vrasjes u kap Memushaj, në telefonin e të cilit u gjendën edhe materialet kompromentuese nga agjenti i SHISH­it

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, u bë i mundur arrestimi i Ylli Nazërajt, i cili ka ndihmuar E.B. me armë dhe mjete të tjera për t’u larguar nga vendngjarja./Albeu.com/
Shtuar më 17/02/2016, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori