Pamje epike! I rrëmbeu çantën, burri lakuriq ndjek me vrap një derr (FOTO LAJM)

Një burrë i zhveshur teksa ndjek një derr, në Berlin të Gjermanisë po bën xhiron e rrjetit.

Kafsha shihet se mban në gojë një çantë, që me gjasë i përket burrit.

Dhjetra familje të habitura vëzhguan ndjekjen deri në momentin që burri arriti të merrte çantën në të cilën kishte vendosur laptopin.

“Kur ai u kthye me çantën e tij të verdhë në dorë, të gjithë e duartrokitëm dhe e përgëzuam për suksesin e tij”, tha një grua që shkrepi fotot.

Landauer tha se më vonë i tregoi burrit fotot e bëra dhe ai kishte qeshur me zë të lartë dhe më pas i dha leje që t’i botonte.


Shtuar 8.08.2020 21:41