Dëmtimi i KZAZ-ve, arrestohen 2 persona
Pas ngjarjeve të ndodhura disa ditë më parë ku në shumë qytete të vendit, mijëra simpatizant dhe mbështetës të Partisë Demokratike shkuan pranë ambinteve të KZAZ-vë për largimin e materialeve zgjedhore, Policia ka nisur aksionin e ndalimit të dhjetra qytetarëve.

Kështu në Tropojë pasditën e sotme ështrë ndaluar edhe një qytetar tjetër në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.06.2019, ku disa pesona dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S.M., 43-vjeç, banues në fshtin Bujan të Tropojës i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallurkërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases me inicialet B.H., 32 vjeçe, banuese në fshatin Nangë, Kukës e cila ju dorëzua Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, për veprime të mëtejshme

Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi kjo shtetase rezulton person në kërkim, nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallurkërkim.

Ndalohet një tjetër shtetas i shpallurkërkim në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 18.06.2019, ku disa pesona dëmtuan materialet zgjedhore në KZAZ Nr. 09, Bashkia Tropojë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallurkërkim;

-S.M., 43 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë.

Ndalimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallurkërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases;

-B.H., 32 vjeçe, banuese në fshatin Nangë, Kukës.

Kapja dhe ndalimi i saj u bë pasi kjo shtetase rezulton person në kërkim, nga Komisariati i Policisë Nr.6 Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Shtetësja B.H., ju dorëzua Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Shtuar më 23/06/2019, ora 17:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori