Dëmtim i frikshëm, futbollisti i Partizanit largohet nga fusha me urgjencë (FOTO LAJM)

Të gjithë i kanë sytë ditën e sotme nga derbi i kryeqytetit. Luhet Tirana-Partizani. Një ndër përballjet më të zjarrta të Kategorisë Superiore që ka dhuruar gjithmonë spektakël në fushë dhe jashtë saj

Por nga stadiumi gazetari Jurgen Zela raporton per Albeu.com se ka pasur nje dëmtim serioz për Hektor Idrizajn, i cili është larguar nga fusha me ambulancë, pas një përplasje të fortë në gjurin e djathtë.

Sipas informacioneve futbollisti është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur mjeksor.

Ndërkohë në pjesën e dytë Tirana ka nisur një lojë fantastike dhe duke kërkuar golin e avantazhit. /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2019, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori