E FUNDIT/ Xhaxhai vret nipin në Shkodër
Dëmshpërblimi për aksidentet: Merr këto 14 milion lekë e ik grric b*thën!
Pëlqej
Në Shqipëri çdo ditë ndodhin aksidente të cilat i marrin jetën shoferëve, udhëtarëve e kalimtareve të pafajshëm.

Në bazë të të dhënave të INSTAT rezulton se në Shqipëri brenda një viti shënohen mesatarisht 1725 aksidente automobilistike, prej të cilëve 1994 plagosen dhe 317 të tjerë humbin jetën.

Pavarësisht se dëmi i madh në jetë nuk mundet të shlyhet kurrë, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka propozuar një projektligj që do të ulë ndjeshëm kostot e dëmshpërblimit për të dëmtuarit dhe për familjarët e viktimave të aksidenteve rrugore.

Cilat janë ndryshimet në projektligj?

Nëse një 29-vjeçar kryefamiljar i martuar dhe me dy fëmijë humb jetën, sipas ligjit aktual dëmshpërblehet me vlerën që varion nga 2,1 milionë lekë të reja minimum dhe 4.4 milionë lekë të reja maksimum.

Me ndryshimet e reja masa e dëmshpërblimit do të jetë fikse: 1.44 milionë lekë të reja.

Diferenca rezulton të jetë nga 660 mijë lekë të reja deri në 2.960.000 milionë lekë të reja.

Çdo qytetar i dëmtuar do të marrë 80 mijë lekë dëmshpërblim për çdo 10% të shkallës së paaftësisë të përhershme, të pjesshme, ose të plotë.

Kjo do të thotë se një qytetar i dëmtuar 50%, do të marë vetëm 400 mijë lekë dëmshpërblim, një vlerë thuajse e pamjaftueshme për rehabilitimin e tij.

Viktimat vs kompanitë e sigurimit

Ndryshimet e reja në ligj bien në kundërshtim flagrant me interesat e të dëmtuarve nga ngjarjet e aksidentit.

Projektligji jo vetëm që nuk rrit shumën e mbulimit të dëmit nga shoqëritë e sigurimit (e cila ka mbetur e njëjtë, pra 20 milion lekë kufiri i mbulimit duke favorizuar në këtë mënyrë kompanitë), por ka ndryshuar edhe metodën e përllogaritjes së saj dhe në të njëjtën kohë nuk i jep asnjë zgjidhje problematikës së Byrosë Shqiptare të Sigurimit që lidhet me Fondin e Kompesimit, për Citizens Channel.

“Kjo do të thotë se viktima, trashëgimtarët apo i dëmtuari dëmshpërblehen në shuma krejt qesharake dhe të papërfillshme për rehabilitimin e plotë të tyre, sikurse lidhur me Fondin e Byrosë, do mbeten përjetësisht pa dëmshpërblim për shkak të vonesave në ekzekutim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë”, thekson avokatja Romina Zano.

Sipas të dhënave zyrtare, nga viti 2002-2013 ka disa vendime gjykatash që urdhërojnë Byronë Shqiptare të Sigurimit të paguajë vlerën prej 1.35 miliardë lekësh që i detyrohen qytetarëve të dëmtuar apo familjarëve të tyre. Projektligji i ri i jep mundësinë Byrosë Shqiptare të Sigurimit që të shtyjë për 3 vite këtë proces. /albeu.com/

Shtuar më 14/09/2017, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori