U rrëzua nga skena, Melinda “përfiton” nga situata dhe thumbon Taynën në mënyrën epike (VIDEO)

Një ditë më parë reperja mjaft e dashur nga publuku Tayna rrëshkiti teksa performonte në skenë por e mori me sportivitet rrëzimin dhe u ngrit duke qeshur.

Pas videos virale, reperja Melinda Ademi ka “përfituar” nga rasti për të thumbuar “rivalen” e saj.

Ajo ka publikuar një video teksa këndon këngën legjendare të Dashnor Dikos, “Banania”.

Konkretisht Melinda këndon:

“Por kujdes, por kujdes nga banania! Mos e hidh e mos e shkel, sepse rrëshket!”, fjalë që i dedikohen pikërisht Tayna-s.

Mesa duket “sulmi” ndaj njëra-tjetrës nuk ka marrë fund.


Shtuar 8.03.2020 10:22