Demontimi, Arvizu: Të rregullohen gabimet e së shkuarës
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, u shpreh sot se duhen rregulluar gabimet e së shkuarës dhe të punohet për demontimin e municioneve. Në konferencën e organizuar për demilitarizimin e municioneve të trashëguara, Arvizu i është referuar edhe tragjedisë së Gërdecit.

Sipas tij duhet bërë shumë për pakësimin e tepricave të armëve dhe municioneve pasi mjete të tilla nuk mund të bihen në duart e kriminelëve.

Ndër të tjera Arvizu deklaroi se SHBA-ja ndihet krenare për ndihmën e dhënë në procesin e rëndësishëm të demontimit të armëve dhe municioneve në Shqipëri ndërsa ka kujtuar ndihmën e dhënë ndaj vendit tonë që në vitin 1998 dhe që vazhdon edhe së fundi me një grant të ri.

“Duhet punuar për menaxhim të duhur të rezervave, sa më mirë të bëhet kjo, aq më pak do jetë e mundur që mjete të tilla të përfundojnë në duart e trafikantëve apo terroristëve dhe do kemi shans për të ndihmuar jetët e pafajshme që mund të shkaktohen si pasojë e aksidenteve”- ka thënë Arvizu.

SHBA ka dhënë 8.5 milionë dollarë për ndërhyrjet si pjesë e asistencës për shkatërrimin e minave. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2011, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori