Demonstrata, Berisha: Ina Rama mashtroi shqiptarët
Kryeministri Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha akuzoi prokuroren e Përgjithshme Ina Rama sa ka mashtruar shqiptarët me deklaratën e djeshme për shtyp ku tha se nuk ka padi të bërë për personat që sulmuan kryeministrinë gjatë demonstratës së 21 janarit.

“Është e domosdoshme një hetim ndëkrombëtar dhe Shtetet e Bashkuara u treguan të gatshme. Unë i garantoj atyre se do ketë bashkëpunim të plotë për të kompletuar të gjithë hetimin” tha Berisha në mbledhje qeverie.

“Zonja në krye të prokurorisë për të nderuar veten u tha shqiptarëve se nuk ka një padi për ata që i vunë zjarrin kryeministrisë. Ja akti i padisë që është bërë publik dhe që përfshin të gjithë organziatorët” u shpreh kryeministri.

Ai tha se qeveria do të respektojë institucionin e prokurorisë për të hetuar ngjarjet e dhunshme të 21 janarit.

“E ftoj prokurorinë të vazhdojë hetimin por zonja për të nderuar veten u tha shqiptarëve se nuk ka padi. Unë akuzat i kam bërë për një transparencë të dosmosdoshme ndaj qytetarëve dhe jo si atak ndaj institucuoneve” sqaroi kreu i qeverisë.

“Çdo dokument do të shpërblehet. Ftoj qytetarët të kontribuojnë për këtë hetim pasi një akt të tillë vendi nuk e ka njohur në historinë e tij” vazhdoi më tej Berisha duke porositur ministrin e Financave që të hartojë një fond të posaçëm për të gjitha dëshmitë e vlefshme në kuadrin e hetimit parlamentar të asaj që ndodhi në 21 janar në kryqytet.
Shtuar më 26/01/2011, ora 12:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori