Demokratët “grijnë” Majlinda Bregun: Bëre paradë mode për 4 vite

Pas akuzave të rënda në drejtim të kreut të PD-së dhe kërkësës që ai të dorëhiqet, demokratët kanë shpërthyer ashpër ndaj ish-deputetes Majlinda Bregu.

Shumë prej komentuesve me tone të ashpra akuzojnë Bregun dhe kritikët e tjerë të Bashës se kanë sjellë PD në këtë pikë pasi sipas tyre kanë punuar kundër Bashës.

Një komentuese në Facebook, hedh akuza të rënda ndaj demokrates Majlinda Bregu të cilën e akuzon se ka përçarë demokratët si dhe duke hedhur dyshime se për këtë punon në të vërtetë Bregu.

Komentuesja: Cfare keni bere ju personalisht per ta cuar perpara PD kur ishit opozite? Parade mode, asgje me shume!

Nuk u pate nje here ne cader...

Turpi eshte i juaji! Percate pd dhe demokratet...tani pas humbjes cdo gje ja adresoni z.Basha!

Mbeshtetesit tuaj nuk kane nevoje per retorike pas humbjes por per force dhe kurajo! Perndryshe, gjithcka beni, lexohet si kerkese e nje grupi te vogel per te pecare pd me cdo kusht! Per ke punoni?!?!

Komentuesi: Vetëm demokrate mos e mbaj veten moj zonjë....ke marrë nga PD-ja sa ke mundur e si ke mundur, e nuk të hyri gjemb në këmbë...ishe edhe ti humbëse e madhe më 2013, por si pulë e lagur,bashkë me këta të tjerët u fshehët mbrapa Berishës dhe heshtët...kurse sot nxirrni thonjtë....Ju e shkatërruat PD-në dhe Ju duheshit nxjerrë për zhelesh nga PD-ja.

Komentuesi: Ashtu siç folen ne 2013 dhe 2015 zj.Bregu ku ju si nje "Tironse" e vjeter ju mundi me rezultate Erjon Velia ne nje nga bastionet e PD...,s kam degjuar nje gjysem fjale te keni kerkuar nje here falje per ato rezultate....,Ti qe per 4 vjet qe bere opoziten e opozites kur ishe kaq pro perendimore si nuk u ngrite nje here te vetme kundra Sali Berishes per Gerdecin e 21 janarin??????Na e kurse te pakten moralin shoqja ish ministre ....

Shtuar më 28/06/2017, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori