Demokrati sulmon ashpër Patozin: E neveritshme, me mirë pa PD…
Partia Demokratike gjendet në një krizë pasi që pas humbjes më 25 qershorit akuza të ndërsjellta mes demokratëve po bëjnë bujë në media.

Pas kandidimit të Astrit Patozit dhe akuzave që ai ka bërë në drejtim të kryetarit aktual Lulzim Basha, ka reaguar ashpër deputeti I PD-së Gent Strazimiri.

Me anë të një postimi në Facebook, Strazimi shkruan se “një PD e reformuar me bekimin, e sipas modelitmjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!”

Postimi

Di të them vetëm se:

O nisesh për të mirën e PD dhe të vendit, o ia shkel syrin mjerove haremit të qeverisë që të simpatizojnë, promovojnë, sponsorizojnë…
Një PD e “reformuar” me bekimin, e sipas modelitmjerove LE TË SHUHET SOT SEPSE NUK I DUHET ASKUJT!

Një PD e tillë do të ishte e dëmshme, E NEVERITSHME po aq sa mjero-politika, mjero-interesat, mjero-media, mjero-demokracia që po na le PA ATDHE! /albeu.com/

Shtuar më 04/07/2017, ora 08:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori